Flash

Presidenti: Po konsultohem me Ramën për kreun e SHISH

Lapsi.al 6 February 2023
Presidenti: Po konsultohem me Ramën për kreun e SHISH

Presidenti Bajram Begaj thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Edi Rama për përzgjedhjen e kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Begaj u shpreh se ende nuk kanë ardhur propozime konkrete për kreun e SHISH, por theksoi se në drejtim të këtij institucioni duhet të jetë një njeri me integritet dhe profesionist.

Pyetje: U bënë disa javë që jeni në konsultime me kryeministrin për emrin e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ. Pse po vonoheni kaq shumë? Kaq e vështirë është të gjendet dikush me integritet dhe profesionist për këtë post delikat?

Bajram Begaj: Dua të sqaroj se aspak nuk është e vështirë që në vendin tonë të ketë kapacitete njerëzore me profesionalizëm të lartë, me integritet të lartë për të qenë drejtues i SHISH. SHISH është një institucion mjaft i rëndësishëm i sigurisë sonë kombëtare dhe procesi i përzgjedhjes, natyrisht, që do të kalojë hallkat institucionale.

Pyetje: Ju ka sjellë kryeministri një emër?

Bajram Begaj:Nuk kam një emër konkret në tavolinë. Ju thashë, përzgjedhja e emrit do të bëhet në bazë të meritave individuale, kapaciteteve profesionale dhe integritetit njerëzor. Jemi në proces.

Pyetje: Po konsultohet kryeministri me ju ndërkohë, pra përpara se ta sjellë emrin?

Bajram Begaj: Patjetër, e thashë dhe në një intervistë të mëparshme që konsultimi është i domosdoshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI