Flash

Ndërkombëtarët s'duan të humbasin kohë, Lajçak sërish në Kosovë dhe Serbi

Lapsi.al 6 February 2023
Ndërkombëtarët s'duan të humbasin kohë,

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron të hënën në Prishtinë prej nga do të shkojë edhe në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Zoti Lajçak po takohet në një drekë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në orët e mbrëmjes në Beograd pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ritheksoi javën që lamë pas se propozimin e sheh si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe “jemi të interesuar të punojmë sa më intezivisht që i njëjti të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët, andaj kërkojmë nga zyra e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, zotit Josep Borrell, që sa më parë të ftojë në takime të rregullta e të shpeshta në mënyrë që të përparojmë drejt finalizimit”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, la të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Javën që lamë pas ai raportoi në parlamentin serb për bisedimet me Kosovën, duke theksuar pasojat me të cilat do të përballet vendi i tij nëse refuzon propozimin evropian.

Qasja e tij u vlerësua nga Shtetet e Bashkuara dhe diplomatët evropianë.

Krahas përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë mbi Kosovën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, numëroi të enjten disa kushte, plotësimi i të cilëve do të mundësonte shqyrtimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një deklarim që opozita e cilësoi si ndryshim të qasjes së tij ndaj Asociacionit mes trysninë perëndimore për themelimin e tij.

Marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015 është arritur një marrëveshje mbi parimet e themelimit të Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë gjeti shkelje, ndërsa theksoi se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar Kosovën se nuk do të mbështesin krijimin e një mekanizmi si në Bosnjë, ndërsa kanë theksuar se koha për themelimin e asociacionit është tani./VOA

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI