Flash

Kurti perendimorëve: "Mos na bëni presion për asocacionin"

Lapsi.al 6 February 2023
Kurti perendimorëve: "Mos na bëni presion për

"Jo presion Prishtinës por Beogradit.  Albin Kurti, gjatë një interviste për Associated Press, u bëri thirrje vendeve perëndimore që të mos i bëjnë presion shtetit të tij, që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

i tha se në vend të kësaj Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit.

Kryeministri kosovar nënvizoi se qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”.  Kurti tha se nëse ata e çlirojnë veten nga ideja se Kosova ende i takon Serbisë, “ata do të jenë më demokratikë, më evropianë”.

Lexo me tej:

Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit

Kryeminitri i Kovës i bëri këto deklarata para se këtë të hënë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Nga Qeveria e Kosovës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se Lajçak do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, gjatë një dreke pune. Në orët e mbërmjes, zyrtari evropian do të qëndrojë në Beograd.

Albin Kurti: Ata që kërkojnë Asociacionin, të tregojnë se ku gaboi Ahtisari

Burimet e Radios Evropa e Lirë në BE nuk dhanë detaje për hollësitë e vizitës, por vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. 

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti? 

Javëve të fundit, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri – të quajtur propozim evropian – që dy shtetet të normalizojnë raportet dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI