Flash

Getoar Selimi dhe Mc Kresha bashkohen për herë të parë pas 12 vitesh

Lapsi.al 6 February 2023
Getoar Selimi dhe Mc Kresha bashkohen për herë të parë pas

Në episodin e djeshëm të emisionit  të “Zemër Luana” ishin të ftuar dy  reperët, Getoar Selimi dhe MC Kresha. Dyshja u bashkuan për herë të parë pas 12 vitesh që nuk kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.

Gjatë emisionit, Getoar zbuloi se artistët kishin patur hatërmbetje të kota të fëmijërisë. Mirëpo ai u shpreh se  do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me Kreshën.

“Nuk kemi folur për 12 vjet. Kam pritur një moment. Rrinim shumë bashkë, ditë e natë, nuk ndaheshim, nuk kishte hatërmbetje as xhelozi. Unë kam qenë më i vjetri dhe jam munduar që të ndaj përvojën time. Sot, pas 12 vitesh mund të them që kemi bërë një punë shumë të mirë me këngën e re”- tha Getoari.

Ai gjithashtu iu përgjigj gjatë shfaqjes edhe pyetjes për vajzën e tij; "Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë?". Për herë të parë artisti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën. " Në fakt nuk po dua ta bëj shumë dramatike situatën, por në ditën ku ka lind Marget, Xhaxhi Geti ka kuptuar për një sëmundje të vetën. Ka qenë paksa e vështirë për mua. Por në momentin kur e kam marrë Marget në dorë, ku jam futur në sallën e lindjes, për mua edhe pse ka qenë dita që e kam kuptu për sëmundjen, e kam dit që gjithcka do shkoj në rregull./Lapsi.al

Të këshilluara

Harry Styles fiton çmimin 'Albumi i Vitit'

Harry Styles mori çmimin për albumin e vitit për Harry's House. “Kjo nuk u ndodh shumë njerëzve si unë”, u shpreh ai pasi u ngjit në skenë. "Kjo është kaq e ...

14:18

Beyonce bën histori në Grammy

Beyoncé theu rekord me 32 çmime Grammy, ndërsa Harry Styles fitoi albumin e vitit, në ceremoninë e këtij viti në Los Angeles. Kënga e saj “Break my soul” u v...

10:22

Grammy Awards/ Çfarë nodhi me Bebe Rexhën

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards 2023”. Kjo ngjarje e rëndësishme për muzikën u ...

10:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI