Flash

Buzhala sulmon fort: "Veliaj njef plehra, metra katrorë, tendera, por jo vlera"

Lapsi.al 6 February 2023
Buzhala sulmon fort: "Veliaj njef plehra, metra katrorë, tendera, por

Gazetari kosovar themeluesi i Nacionale.com ka kritikuar ashpër Erion Veliajn për heqjen e emrit të Ibrahim Rugovës nga një pjesë e rrugës që e mbante atë, që prej vitit 2012 dhe rikthimin e saj me emrin "Dëshmorët e 4 shkurtit". "Për Erionin, disa metra më shumë rrugë, a disa metra me pak rrugë, janë biznes, janë vota, janë tregti. Janë tregti edhe kur jepen tendera për t'i shtruar ato, e janë tregti edhe kur vendosin t'i pagëzojnë ato rrugë. Prandaj, ai pa menduar dy here e ka copëtuar përgjysmë rrugën që e mbante emrin e liderit historik të Kosovës, duke e kryer kështu një akt vandal" ka shkruar ai.

Lajmi se Bashkia e Tiranës ka vendosur që rruga "Ibrahim Rugova" të shkurtohet duke propozuar që një pjesë e saj të riemërtohet "Dëshmorët e 4 shkurtit", ka shkaktuar reagime të në dy anët e kufirit.

Ky segment i ri i emërtuar në nder të mbi 80 viktimave të kolaboracionistit Xhafer Deva ndodhet nga Banka e Shqipërisë deri në urën e Lanës.

Fortunë kritikash për Veliajn në Kosovë. Shkurtoi rrugën Ibrahim Rugova 

Por për Buzhalën kjo është një skandal: "Lali Erit i është dukur normale një gjë e tillë. Jam i bindur që tash ai është i shokuar me reagimet nga Prishtina.

Politikanë të kallëpit të Erionit presin reagime veç kur dikush dikujt ia merr një tender, e jo për tema të kësaj natyre. Kryebashkiaku i Tiranes ka qenë i bindur që e ka bërë gjënë e duhur, kur ka arritur që nga një rruge t'i pjellë dy, duke i kënaqur kështu komunistët e Tiranës.

Mjaft ironike, por Ibrahim Rugovës babën ia kane vra komunistët.

Kjo përbuzje dhe ky nënçmim nuk duhet të kalojë kaq lehtë. Një sjellje e këtillë është neveritëse" shkruan Buzhala.

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI