Flash

Berisha: Kryeministri përdor McGonigal si ‘vrasës me pagesë’ kundër opozitës shqiptare!

Lapsi.al 6 February 2023
Berisha: Kryeministri përdor McGonigal si ‘vrasës me

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se përdor McGongial për të vrarë opozitën. Në takimin që Berisha zhvilloi me kandidatët për kryetar bashkie, tha se SHBA nuk po i ndahet Ramës, duke garantuar se edhe opozita nuk do ti ndahet.

Berisha u bëri thirrje kandidatëve të tij që të shumëfishojnë përpjekjet në këtë fushatë elektorale.

Ai u shpreh se do të merren vetëm me Edi Ramën, deri në largimin e tij, pasi është ai që po shkatërron demokracinë dhe votën e lirë.

“Nuk është vetëm një McGonigal. Ky ka shpërndare dhe shpërndan me Duckot e tij shuma, ky blen vendime kundër opozitës dhe Shqipërisë.

Ky është i pashpresë, ky është një kufomë e pakallur, e shof që çdo ditë SHBA nuk i ndahet, ju garantoj se edhe ne nuk do ti ndahemi derisa ti japim vendin e merituar.

Nuk ka qeverisje, nuk ka demokraci me këtë njeri. Ndaj dhe ju ftoj të shumëfishoni përpjekjet tuaja në këtë fushatë elektorale.

Cdo orë që kalon është një orë e çmuar për ju, për ju dhe komunitetin tuaj. Fitorja në këto zgjedhje ka një rendësi të jashtëzakonshme historike. Keni të gjithë potencialet për të fituar zgjedhjet

Kemi detyrë gjithashtu që ne emër të kësaj fitoreje të mobilizojmë të gjithë fuqinë tonë, për të nxjerrë nga skena një demon pushteti.

Ju garantoj ju se në shpirtin e zi nuk dallon, por është një klonim besnik i të atit të tij xhelat, në pamje të parë intelektual, por që nuk nguronte të firmoste varjen me litar të një intelektuali tjetër, që me poezitë e tij u thoshte shqiptarëve të vërteta të mëdha.

Rama përdor McGonigal si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptarë. Përdor të tjerë si vrasës me pafesë kundër opozitës shqiptarë, përdor gjykatës si vrasës me pagesë kundër opozitës

Ne do merremi me Edi Ramën, largimin e tij sa më parë nga pushteti. Faleminderit shumë dhe ju uroj fitore”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI