Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Edi, ça t'lësh pa thënë, qar e ke

Lapsi.al 6 February 2023
Edi, ça t'lësh pa thënë, qar e ke

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse kryeministri është i kursyer në sqarimet për skandalin McGonigal. Ai deshi të zëvendësojë interpelancën parlamentare me disa dalje televizive të pëgatitura me kujdes të enjten në mbrëmje, por menjëherë më pas ndodhën dy ngjarje të reja. 

E para qe një shkrim i gjatë, ku NYT kishte angazhuar katër gazetarë (dy nga të cilët me çmime putitzer) për zbardhjen e kësaj çështjeje. 

Lexo me tej:

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

E dyta intervista e Alison Guerreiro e dashura e tradhëtuar e ish agjentit të FBI, e cila e denoncoi për marëdhëniet e tij të dyshimta me Shqipërinë.

Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën 

Konkluzioni i të dyjave është i qartë: Edi Rama ka gënjyer në disa pika, në versionin që ka dhënë dhe ai ruan ende të fshehta, që nuk janë bërë te njohura për publikun. 

Rama dhe mbrojtësit e vet mediatikë e kanë mbështetur alibinë se, përderiasa për kryeministrin e Shqipërisë nuk ka akuzë dhe as nuk është hetuar, kjo është një flluckë sapuni që do shuhet shpejt. "Ç'rëndësi ka se emri i përmendet 14 herë në aktakuzë- thonë ata-, aty mund të figurojnë fare mirë dhe viktimat". Nga kjo nisin pastaj sulmet mbi mediat e kazanit….

Po a është e tillë dhe NYT? Po gazeta më me renome e ShBA-së pse e trajton kryeministrin tonë si personazh të këtij skandali, madje edhe duke e shoqëruar artikullin me foton e tij të madhe? A do ta përmendte e përditshmja e New York-ut Edi Ramën nëse ai do të qe një personazh periferik i aktakuzës? Mjafton fakti që Rama zë të njëjtin vend qëndror në NYT, sikurse në mediat shqiptare, për ta rrëzuar këtë alibi të pabazë.

Por, ka edhe shumë detaje "të vogla" që tregojnë se kryeministri ka tentuar të manipulojë publikun.

Kështu, në shpjegimet me pikatore që dha gjatë daljeve të programuara në media, shefi i qeverisë tha se zyrtari i FBI i kishte kërkuar takim për të folur për ndalimin e investimeve ruse, çështjet e korrupsionit dhe të sigurisë. Pra për interesat e Amerikës së madhe në vendin tonë të vogël. Por New York Times shkruan krejt të kundërtën. Citim: "Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve në Uashington ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani". 

Skaner/ Tre dyshime qe lindën nga alibitë e Ramës

Siç shihet McGonigal nuk kishte ardhur për të përcjellë në Tiranë udhëzimet e FBI, që as nuk e pati vënë në djeni, por për ti shërbyer pushtetit të këtushëm për qëllimet e tij të errëta. 

Në intervistat e tij Rama pretendoi se talmkimin ia kishte kërkuar zyrtari i lartë me anë të një mesazhi telefonik. NYT e hedh poshtë këtë version. Sipas gazetës ishte këshilltari informal, Dorian Duçka që e çoi McGonigalin tek Rama. Pra nuk ka pasur një interes të Amerikës për të kontaktuar me kryeministrin tonë, por një tentativë të këtij të fundit për të futur në kthetra zyrtarin e përtej Atlantikut. Dhe se për çfarë i shërbente kjo, tashmë është evidente. Duhej përdorur kundër opozitës dhe konkretisht për të nisur hetimet në dëm të lobistit të Lulzim Bashës, në SHBA, Nik Muzin, që të propogandonte këtu përrallën e opozitës së rublave. 

Rama e mohoi kategorikisht këtë version, por fatkeqësisht NYT e mban të hapur këtë pistë. Gazeta nënvizon se dëshmitarët e kësaj ngjarjeje u paguan nga këshilltari informal i kryeministrit Dorian Duçka dhe se materialet, që Agron Neza i përcolli McGonigalit, u përgatitën nga kabineti i Ramës. Nëse ky i fundit pretendoi se nuk kishte fakte të tjera për lobimin e Bashës, e përditshmja amerikane i beson versionit të aktakuzës dhe e referon këtë fakt si të mirqenë në raportimin e saj. 

Andi Bushati:Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Pra thënë shkurt, pretendimi se Edi Rama nuk ka lidhje me aktakuzën ku përmendet më shumë se çdo kush tjetër, rezulton qesharak kur lexon artikullin e gazetës amerikane, ku ai zë një vend qëndror.

Nga e premtja deri të dielën, hipoteza e molepsjes së shefit të qeverisë u bë edhe më e fortë. Intervista për Jonida Shehun e Allison Guerrero, të dashurës fatkeqe të McGonigalit, i dha fund çdo dyshimi. Ajo foli, jo për një miqësi "në anglisht", por për një marëdhënie të vërtetë mes kryeministrit dhe agjentit tradhëtar të FBI. Ajo e cilësoi raportin e tyre si të papërshtatshëm, dhe theksoi se dyshimet i kishin lindur nga bisedat e tyre të shumta në “viasat”, fotot e përbashketa dhe darkat në restorantet e shtrenjta të New Yorkut. Ndonëse rrefuzoi të tregonte gjithçka, për të mos i rënë ndesh hetimit, ajo nuk nguroi të pohonte se ish i dashuri i saj nuk kishte tradhëtuar vetëm vendin e tij, por i kishte bërë dëm edhe Shqipërisë. Me çfarë na kishte dëmtuar? Me lobimin për puset e naftës? Duke marrë para në të zezë? Apo duke minuar demokracinë për të punuar kundër opozitës?

“Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë”

Allison Guerrero nuk e precizoi këtë. Por ama ajo, me pohimet dhe heshtjet e saj, tregoi se di dhe ka rrëfyer më shumë atje ku duhet se sa e ka bërë këtë për mediat. 

Ajo na çoi në mendje se ka ende gjëra të pazbuluara, po ashtu sikurse New York Times na dëshmoi se kryeministri ynë nuk përmendet kot në aktakuzë. 

Prandaj Edi Rama ka leverdi të heshtë. Atij i volit sot shprehja e vjetër: "ça t'losh pa thon, qar e ke". Sepse edhe kur tentoi të jepte një version me pikatore, shumë alibi i ranë pa kaluar as tre ditë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

Skandali McGonigal, përpos korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga kryeministri i një vendi aleat të NATO-s, ka përmbysur edhe një sërë rrëfimesh që k...

20:03

RiLlindja i RiVrau dëshmorët e 21 janarit

Zakoni i lodhur për të rikujtuar në çdo përvjetor dëshmorët e 21 janarit, ashtu siç bënte regjimi i vjetër në çdo 5 maj, me disa nga ata që kishin vrarë pas shp...

17:57

Pse opozita nuk fiton dot (atë që kërkon)

Disa javë më parë, teksa dilja nga një debat televiziv, një nga deputetët e PD-së që kishte qenë gjithashtu në studio, m'u afrua dhe për çudinë time të madhe më...

13:41

Idiotësia e bejlerëve të vegjël të PD

Partia Demokratike është duke luajtur aktin e radhës të një drame të turpshme që dëshmon rënien e saj të pandalshme. Nga njëra anë, një grupim deputetësh janë m...

19:54

Veliaj, një Robin Hood për së prapthi

Në harkun kohor të pak ditëve janë zbuluar dy tentativa të ndryshme për zhvatje parash. Një sanitareje, që publiku po i ngjit nofkën e Robin Hood, pasi plaçkist...

19:57

Me ç'metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?

Disa episode të tërheqjes së kryeministrit Albin Kurti përballë presionit dhe qasjeve taktike të ndërkombëtarëve, kanë entusiazmuar kritikët e tij të paepur, po...

15:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43