Flash

82-vjeçarja merr frymë në shtëpinë e funeralit 3 orë pasi u shpall e vdekur

Lapsi.al 6 February 2023
82-vjeçarja merr frymë në shtëpinë e funeralit 3

Një grua 82-vjeçare u shpall e vdekur në një shtëpi pleqsh në Nju Jork, por më pas u gjet duke marrë frymë 3 orë më vonë në shtëpinë e funeralit ku ishte dërguar.

Kjo është hera e dytë në rreth një muaj që diçka e tillë ndodh në SHBA. Rasti më i fundit ndodhi mëngjesin e së shtunës kur ajo u shpall e vdekur, tha policia lokale e qarkut.

Gruaja, emri i së cilës nuk u bë i ditur, thuhet se u shpall e pajetë rreth orës 11.15 dhe u dërgua në Shtëpinë e Funeralit “OB Davis” në orën 13:30. Policia tha se ajo u zbulua duke marrë frymë në orën 14:09. Më pas gruaja u dërgua në spital. Nuk dihet se cila është gjendja aktuale e saj.

Deklarata e parakohshme e vdekjes ndodhi vetëm disa ditë pasi një shtëpi e kujdesit në Iowa u gjobit me 10 mijë dollarë për një rast të ngjashëm.

Autoritetet në Ioëa thanë se një grua 66-vjeçare u deklarua e vdekur më 3 janar në Qendrën e Kujdesit Special. Gruaja u vendos në një qese dhe u dërgua në Shtëpinë e Funeralit. Anëtarët e stafit të shtëpisë funerale më pas hapën zinxhirin e qeses dhe e gjetën gruan të gjallë dhe duke gulçuar për ajër, raportoi New York Times.

Stafi njoftoi 911 dhe ajo u kthye në shtëpinë e të moshuarve, ku vdiq më 5 janar. Policia tha se rasti i Nju Jorkut është referuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit për hetim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI