Flash

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur lufte

Lapsi.al 4 February 2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur lufte

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën në shtëpitë e tyre. Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, tha se 116 ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me forcat ruse.

Në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Maipipoli, rajoni i Khersonit dhe Bahmuti. Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Njoftimi për këtë këmbim është bërë teksa zyrtarët rajonalë të Ukrainës kanë raportuar se një natë më parë ka pasur bombardime ruse nga rajonin Sumoj dhe afër qytezës Mahanets, në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhjas.

Kievi ka akuzuar Moskën se po shfrytëzon këtë central si bazë për nisur sulme rreth lumit Dnjepër në Ukrainë. Rikujtojmë se forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e këtij centrali disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Të këshilluara

BE 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Për herë të parë Bashkimi Europian, mbajti një samit në një vend lufte. Sirenat e alarmit, që kumbuan dy herë, u kujdesën që t’ia rikujtonin këtë. Liderët e BE-...

19:36

Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka nënshkruar një dekret për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e 2 prillit si datë për zgjedhjet e parakohshme – të pesta...

17:32

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI