Flash

Kleçka që prishi foton idilike të familjes Rama

Lapsi.al 4 February 2023
Kleçka që prishi foton idilike të familjes Rama
Kryeministri ka publikuar sot një foto jo të zakonshme nga Boga, ku shihet në mes të dëborës, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe biri Zaho. Por shkrepja idilike që do te tregojë sikur familja po shijon malet dhe natyrën tradhetohet nga një detaj i vogël. Ata nuk i janë kushtuar as ecjes në male, as çarjes së dëborës, por kanë ndalur në rrugë thjeshte sa për nje foto instagrami, njësoj si vajzat e shoubizit. Po ta hapësh pak pamjen me gishta shikon se pas shpines së Ramës duket një foristradë e zezë që i ka ndaluar aty sa për një pozë. Por edhe kështu i rrethuar nga familja dhe me sfond jo të zakonshëm duhet pranuar se shefi i qeverisë duket më mirë sesa në krah të Belës, Elisës apo Hulusiut. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"! Çfarë po ndodh në arTurbina?! Pse ka një lumë spektatorësh drejt një shfaqje që po shndërrohet në një magnet per audiencën?! ...

13:36

Rama ka shumë "miq" si McGonigal

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të n...

21:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI