Flash

Arrestimi i Alda Klosit, tre akuzat që rëndojnë ndaj ish zyrtares

Lapsi.al 4 February 2023
Arrestimi i Alda Klosit, tre akuzat që rëndojnë ndaj ish zyrtares

Ish zyrtarja Alda Klosi, e cila u arrestua mbrëmjen e djeshme pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, akuzohet për tre vepra penale: për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e mijëra eurove në banesën e ish zyrtares ka dëshmuar në polici se ka qenë një inskenim në bashkëpunim me ish zyrtaren pasi kjo e fundit donte që të bënte fajtor burrin e saj me të cilin kishte pasur probleme kohët e fundit.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një person në Pogradec

Një 70 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Pogradec. Policia bën me dije se shtetasi L. P nga Korça është gjetur i vdekur në lagjen numër 4 të Pogradecit. Nga...

09:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI