Flash

Pse Kina do përdorte një balonë "spiune" mbi SHBA kur ka satelitë

Lapsi.al 3 February 2023
Pse Kina do përdorte një balonë "spiune" mbi SHBA kur

Lajmi për një tullumbace kineze që fluturonte mbi SHBA ka bërë që shumë njerëz të pyesin pse Pekini do të donte të përdorte një mjet relativisht jo të sofistikuar për të spiunuar në territorin e SHBA-së. Kina thotë se balona, e pikasur mbi shtetin Montana, është thjesht një "avion civil" që devijoi nga rruga e planifikuar, por SHBA dyshon se është një pajisje "mbikëqyrjeje”.

Sido që të jenë aftësitë e kësaj tullumbaceje të veçantë, SHBA-ja e ka marrë mjaft seriozisht kërcënimin duke bërë që të shtyjë vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Kinë, e cila do të zhvillohej më 5 dhe 6 shkurt. Balonat janë një nga format më të vjetra të teknologjisë së mbikëqyrjes. Ushtria japoneze i përdori ato për të lëshuar bomba në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato u përdorën gjithashtu gjerësisht nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Kohët e fundit, raportohet se SHBA-të kanë marrë në konsideratë shtimin e inflatorëve në lartësi të mëdha në rrjetin e mbikëqyrjes së Pentagonit. Balonat moderne zakonisht rrinë pezull 24-37 km mbi sipërfaqen e tokës.

"Pekini ndoshta po përpiqet t'i tregojë Uashingtonit se “teksa ne duam të përmirësojmë marrëdhëniet, ne jemi gjithashtu gjithmonë të gatshëm për të konkurruar duke përdorur çdo mjet të nevojshëm. Dhe çfarë mjeti më të mirë se një tullumbace në dukje e padëmshme mund të përdorej?" - i tha BBC-së analisti i pavarur i forcave ajrore He Yuan Ming.

Rruga e parashikuar e fluturimit të balonës pranë bazave të raketave amerikane sugjeron se nuk ka gjasa që ajo të jetë larguar nga kursi, thotë Ming. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha se balona është “mbi vendin ku trafiku ajror civil është aktiv”. Por eksperti i Kinës, Benjamin Ho thtë se Pekini ka në dispozicion edhe teknologji më të sofistikuara mbikëqyrjeje.

"Ata kanë mjete të tjera për të spiunuar infrastrukturën amerikane, ose çfarëdo informacioni që dëshironin të merrnin. Balona ishte për t'u dërguar një sinjal amerikanëve dhe gjithashtu për të parë se si ata do të reagonin" - shpjegoi ai. Mund të jetë edhe rasti që Kina donte vetë që SHBA të zbulonte balonën.

"Kina mund të jetë duke përdorur balonën për të demonstruar se ka një aftësi të sofistikuar teknologjike për të depërtuar në hapësirën ajrore të SHBA pa rrezikuar një përshkallëzim serioz. Në këtë drejtim, një balonë është një zgjedhje mjaft ideale" - tha eksperti Arthur Holland Michel.

Sidoqoftë, ekspertët theksojnë se balonat mund të pajisen me teknologji moderne si kamerat spiune dhe sensorët e radarëve dhe kanë disa avantazhe në përdorim dhe vëzhgim. Kryesorja është se ato janë shumë më pak të kushtueshme dhe më të lehta për t'u vendosur sesa dronët ose satelitët. Shpejtësia më e ngadaltë e balonës gjithashtu e lejon atë të lëvizë dhe të monitorojë zonën e synuar për periudha më të gjata. Lëvizja e një sateliti, nga ana tjetër, është e kufizuar në kalimin e tij orbital. ©LAPSI.al

Graphic of high altitude balloon, showing helium filled balloon, solar panels and instruments bay which can include cameras, radar and communications equipment. They can fly at heights of 80,000ft-120,000ft, higher than fighter jets and commercial aircraft

Të këshilluara

Berisha-Ramës: S'ke parë gjë akoma!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në ...

20:13

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operato...

19:26

16 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton ...

19:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI