Flash

"McGonigal"/ PD dorëzon sërish kërkesën për debat me Ramën në Kuvend

Lapsi.al 3 February 2023
"McGonigal"/ PD dorëzon sërish kërkesën për

Deputetët e opozitës depozitojnë për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mocion me debat për çështjen Rama – McGonigal.

Dokumenti është firmosur nga 19 deputetë dhe kërkesa është që mocioni të mos ketë limit kohor.

“Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe, bazuar në Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh kërkon:

1. Zhvillimin e një Mocioni me Debat për çështjen “Rama – McGoginal”.

2. Kërkojmë që mocioni të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet”, thuhet në kërkesë.

Lexo më tej: New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Të këshilluara

Kongresi amerikan letër FBI për McGonigal

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal. Ish...

22:20

Rama: McGonigal kërkoi vetë të më takonte

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen prej më shumë se një javë për të folur me zë dhe figurë për çështjen “McGonigal”. Në nisje të “maratonës” televizive në ...

21:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI