Flash

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen pesë punojës të call center

Lapsi.al 3 February 2023
Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive,

Pesë persona u vunë në pranga pasi call centeri ku ata punonin për të mashtruar të huajt përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive u zbulua. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i : 50 vjeçarit G. Q., 28 vjeçarit B. H., 36 vjeçarit A. M., 70 vjeçarit S. L., dhe 44 vjeçarit F. C., të pestë banues në Tiranë.

Në kërkim janë shpallur edhe 5 persona të tjerë të huaj, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale. R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S., në bashkëpunim me punojësit e call center ‘Forex’ telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI