Flash

Arrestohet Alda Klosi, pastruesja i vodhi 120 mijë euro

Lapsi.al 3 February 2023
Arrestohet Alda Klosi, pastruesja i vodhi 120 mijë euro

Ish-drejtoresha e koncesioneve Alda Klosi, në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e sotme pas një dëshmie të gjatë të dhënë në polici të ish-pastrueses së saj Rozeta Dobi. Raportohet se Dobi është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

“Pashë shumë para. Kam pastruar 8 shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti” – citohet të ketë rrëfyer pastruesja Rozeta Dobi sipas asaj që raporton TCH.  Pastruesja akuzohet për vjedhjen e të paktën 120 mijë eurove. Burimet thanë se ish-zyrtarja akuzohet për mosdeklarim të të ardhurave dhe pastrim parash.

Ishte vetë Dobi që nisi historinë e këtij skandali me denoncimin që bëri në polici për vjedhjen e banesës së saj të marrë me qira tek “Rruga e Kosovarëve” më 15 dhjetor. Ajo deklaroi se i ishin grabitur 120 mijë euro dhe sende me vlerë.

E dyshuara kryesore për këtë ngjarje ishte pastruesja e saj Rozeta Dobi e cila u vu në pranga pas vetëm 3 javësh së bashku me djalin e saj Havier Dobin. Nga përgjimi i dialogut mes nënë e bir në dhomën e ndalimit policia zbuloi edhe 400 mijë euro të tjera në tubin e aspiratorit të banesës së tyre.

Para uniformave blu Rozeta Dobi ka dëshmuar më herët se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Ende enigmë ka mbetur burimi i këtyre shumave të mëdha të parave. Edhe për shumën e 400 mijë eurove nuk ka ende një pronar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama ka shumë "miq" si McGonigal

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të n...

21:08

Berisha-Ramës: S'ke parë gjë akoma!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në ...

20:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI