Flash

Kurti takon Erdogan: Më shumë mbështetje për Kosovën

Lapsi.al 3 February 2023
Kurti takon Erdogan: Më shumë mbështetje për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan në Stamboll. Përmes një reagimi në Twitter, Kurti thotë se e falënderoi Erdoganin për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë në fushën e investimeve, tregtisë dhe sigurisë.

“I nderuar që u prita nga Presidenti Erdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”, - shkroi Kurti.

Gjatë konferencës së përbashkët për media Erdogan tha se Turqia do të angazhohet që Kosova të arrijë më shumë njohje. Ai shtoi se Turqia ishte një prej vendeve të para që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

“Tani janë 117 shtete që e njohin. Ne do të bëjmë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa i përket njohjeve. Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani”, - tha Erdogan.

Erdogan ka shprehur vullnetin e tij që Kosovës t’i ndihmojë edhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës dhe Bashkim Evropian.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona që Kosova ta arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare . Ne mbështesim vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO, Këshillin e Evropës dhe Bashkimit Evropian”, - ka thënë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama ka shumë "miq" si McGonigal

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të n...

21:08

Berisha-Ramës: S'ke parë gjë akoma!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në ...

20:13

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operato...

19:26

16 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton ...

19:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI