Flash

Keanu Reeves merr urdhër mbrojtje ndaj fansit

Lapsi.al 3 February 2023
Keanu Reeves merr urdhër mbrojtje ndaj fansit

Keanu Reeves i është dhënë një urdhër ndalimi i përkohshëm ndaj një burri që pretendon se është një familjar i aktorit.

Matthew Rosengart, dorëzoi dokumentet në një gjykatë në Los Anxhelos për të kërkuar mbrojtje për Reeves dhe partneren e tij, Alexandra Grant, kundër një njeriu që ata pretendojnë se "i ka ngacmuar ata për muaj të tërë". Bryan Keith Dixon, 38-vjeçari në fjalë, thuhet se ka shkelur pronën e aktorit prej 5.6 milionë dollarësh në Hollywood Hills gjashtë herë midis 5 nëntorit dhe 20 janarit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Dixon u përpoq të kishte kontakt me Keanu çdo herë. Ai gjithashtu ka shpërndarë disa postime në mediat sociale në të cilat pretendon se është i afërm. Në postimet e tij të çuditshme në mediat sociale, Dixon e quajti veten "Jasper Keith Reeves" dhe tha se dëshiron t'i caktojë "të drejtat e tij personale" aktorit.

Nuk është hera e parë që Reeves merr një urdhër ndalimi nga një përndjekës i dyshuar. Në vitin 2014, një grua Kerry Colen Raus, u urdhërua të qëndronte larg tij pasi ajo u gjet në shtëpinë e Reeves ku notoi në pishinë. Në dosjet thuhet se Raus ishte vendosur në një institucion psikiatrik./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/06/keanu-reeves-reagon-ndaj-komentit-te-matthew-perry/

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e "Grammy Awards 2023"

"Grammy Awards 2023"njoftoi të mërkurën formacionin e të famshëmve që do të prezantojnë gjatë shfaqjes së çmimeve. Prezantuesit e mëparshëm të Grammy-t, Jame...

16:00

Alicia Silverstone rikthen Cher në 'Clueless'

Alicia Silverstone ka risjellë së fundmi  rolin e saj në 'Clueless' në një reklamë Super Bowl për Rakuten. Në klip aktorja do të hyjë në një klasë e veshur m...

17:30

Ozzy Osbourne tërhiqet nga turneu

Artisti i njohur Ozzy Osbourne po tërhiqet nga turneu. Frontmeni i Black Sabbath njoftoi në një deklaratë të postuar në mediat sociale herët të mërkurën se n...

17:04

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI