Flash

FNSH terrorizon familjen në Lezhë, dyshime se fshihej një i kërkuar

Lapsi.al 3 February 2023
FNSH terrorizon familjen në Lezhë, dyshime se fshihej një i

Një familje në fshatin Dajç të Lezhës pretendonë se ka përjeturar tmerrin në orët e para të mëngjesit të së premtes pasi persona të armatosur dhe të paraqirur si policë kanë hyrë në banesë me forcë.

Kristina Gjinaj e cila ndodhej në shtëpi së bashku me dy fëmijët e saj adoleshent, tregon se ata rrethuan banesën e më pas ushtruan kontroll pa dhënë asnjë shpjegim,

"E hapa derën. Më mbështetën në derë. Dy ikën lart, dy poshtë. As dhanë shpjegim as gjë. Të armatosur me maska. Asnjë lloj fjalë veç Policia e Shtetit. Të jesh me dy fëmijë. Djalin e kanë shtrirë për tokë", tha Kristiana Gjinaj, banore e fshatit Dajc.

Pas kësaj ngjarjeje të frikshme, ajo lajmëroi menjëherë bashkëshortin Artan Gjinaj që ndodhej në Mal të Zi ku punon si punëtor krahu duke i kërkuar që të kthehej për shkak të frikës dhe traumës që kishin përjetuar fëmijët.

Artan Gjinaj thotë se nuk ka asnjë problem me ligjin dhe se nuk e di arsyet e këtij kontrolli.

"Kanë hyrë në kontroll në shtëpi pa asnjë lloj informacioni. Unë punoj në Mal të Zi. Gruaja më mori në telefon. Kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thejnë dritaren. Pasi nusja u ka hapur derën, e kanë mbështetur për dere dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Unë vij njëherë në javë shtëpi, punoj atje si punëtor krahu, vetëm unë nga 4 pjestarët e familjes. Mbrëmë nuk kam qenë në shtëpi dhe kanë terrorizuar familjen", tha për Vizion Plus Artan Gjinaj, banor i fshatit Dajc.

Mësohet se aksioni ishte ndërmarrë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, ndërsa Policia e Lezhës mohoi që të ketë pasur dijeni për këtë episod. Por deri më tani ende nuk janë saktësuar arsyet e këtij kontrolli në banesën e familjes Gjinaj ku ndodhej vetëm bashkëshortja e kryefamiljarit së bashku dy fëmijët e moshës 14 dhe 16 vjeç. Burimet thonë se dyshohej që në familjen Gjinaj të fshihej një i shumëkërkuar i afërm i tyre.

Të këshilluara

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operato...

19:26

16 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton ...

19:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI