Flash

Energjia, raporti: Shqipëria ka ulur konsumin por ka rritur importet

Lapsi.al 3 February 2023
Energjia, raporti: Shqipëria ka ulur konsumin por ka rritur importet

Kriza e energjisë me të cilën po përballen të gjithë vendet globalisht por edhe Shqipëria, ka kthyer vëmendjen në analizimin e pikave të dobëta por edhe masat.

Së fundmi, në Tiranë, u mbajt prezantimi i një studimi të dedikuar mbi sektorin për 15 vende të rajonit dhe më gjerë, duke vënë theksin tek siguria energjetike, mënyra sesi burimet e ndryshme janë të integruara duke u ndikuar nga zhvillimet gjeo-politike dhe konfliktet, apo edhe politikat e brendshme të ndërmarra nga shtetet në këtë sektor.

Në fjalinë hyrëse të aktivitetit, rektori i Universitetit Politeknik Andrea Maliqari tha se ky raport do ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në gjetjen e zgjidhjeve dhe alternativave të ndryshme për sa i përket fushës së energjisë dhe problemeve që lidhen me të.

Analiza e sektorit të energjisë fokusohet në nxitësit kryesorë të energjisë në rajon si nafta, energjia e rinovueshme, efikasiteti i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit.

Gjatë prezantimit të studimit, drejtori ekzekutiv i IENE, z. Costis Stambolis, tha se raporti doli në përfundimin se energjia dhe burimet e saj janë gjithnjë e më të integruara në çdo aspekt dhe se siguria energjetike është prioriteti kryesor i çdo vendi, përfshirë edhe Shqipërinë.

Raporti thekson gjithashtu se lufta në Ukrainë nuk ishte shtytësi kryesor i krizës energjetike pasi muaj para luftës, çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike filluan të rriteshin si rezultat i mungesës së stabilitetit, lufta e theksoi më shumë këtë problem.

Përveç sigurisë energjetike, një problem tjetër është edhe varësia e madhe e rajonit të Evropës Juglindore nga hidrokarburet. Sipas Stambolis, rrugëtimi i rajonit drejt de karbonizimit është i vështirë dhe i pasigurt.

Por pavarësisht problemeve, raporti thekson se rajoni është përgjegjës për vetëm 20% të konsumit total në Evropë si për karburant ashtu edhe për energjinë elektrike. Dhe Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ka ulur varësinë e saj nga energjia, duke pasur uljen më të lartë të konsumit. Edhe pse importet për energji elektrike janë rritur më shumë vitet e fundit.

Ky studim mbulon gjithashtu zhvillimet më të fundit në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë për energjinë elektrike dhe gazin, konkurrencën në treg dhe shqyrton aspektet ndërkufitare të situatës mjedisore dhe të sigurisë së energjisë në Evropën Juglindore.

Sipas raportit, vitet e fundit në të gjithë rajonin janë investuar rreth 360 miliardë euro.

Costas Theofylactos, Sekretari i Përgjithshëm i IENE tha se ka disa pengesa në zhvillimin e burimeve të rinovueshme në rajone, si mungesa e infrastrukturës, buxhetit dhe ligjeve specifike për këto burime.

Sipas z. Shkëlqim Bozgo, Partner Menaxhues i SEA Consulting që ka përgatitur raportin për pjesën e Shqipërisë, ky raport e ndihmon vendin tonë të kuptojë më mirë se ku është në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe çfarë duhet bërë për të pasur më shumë siguri në energji, pasi nëse më parë jemi fokusuar në çështjet kryesore të mjedisit në lidhje me energjinë, konflikti në Ukrainë na tregoi se fokusi duhet të jetë në stabilitetin dhe sigurinë e energjisë, në karburant, në energji elektrike, në burimet e rinovueshme, etj.

Studimi i prezantuar në Universitetin Politeknik nga Instituti i Energjisë për Evropën Juglindore (IENE) është një studim gjithëpërfshirës mbi situatën aktuale dhe prishmëritë në energji për rajonin e Evropës Juglindore

Studimi me fokus perspektivat për energjinë në Evropën Juglindore për vitet 2021-2022 përfshiu të 15 vendet e rajonit: Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Serbinë, Qipron, Greqinë, Hungarinë, Izraelin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Slloveninë dhe Turqinë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI