Flash

Ekzekutoì bashkëshorten dhe vëllain, 80-vjeçari dërgohet për kontroll te mjeku psikiatër

Lapsi.al 3 February 2023
Ekzekutoì bashkëshorten dhe vëllain, 80-vjeçari

Xhevit Sinani, autori i vrasjes së vëllait dhe bashkëshortes së tij është dërguar për kontroll te mjeku psikiatër.

Kujtojmë që pak ditë më parë ai ekzekutoi me sëpatë të vëllain dhe të shoqen, por arsyet janë ende të paqarta.

Në përfundim të seancave të kontrollit të shëndetit mendor të tij autoritetet do vendosin për dërgimin e tij ose jo për në spitalin e burgut në Tiranë, pasi në Paraburgimin e Bradasheshit nuk ka një pavion të dedikuar për këtë kategori.

Njoftimi: 

80- vjecari Xhevit Sinani nga fshati Tërvol i Gramshit i cili vrau pak ditë më parë për arsye ende të paqarta bashkëshorten e tij dhe vëllain është dërguar këtë të Premte për vizitë mjekësore te mjeku psikiatēr. Manifestimi i problemeve të shēndetit mendor dhe kērkesa e bërë nga Prokuroria ka bërë që nga Paraburgimi i Bradasheshit ,Xhavit Sinani ti nënshtrohet kontrollit të imtēsishēm të gjendjes së shëndetit mendor te Psikiatri , ndërsa ndaj tij Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg”.Kontrolle të tilla ndaj tij do të jenë të shpeshta deri sa të nxirret nje konkluzion i qartë i gjendjes së shëndetit mendor të 80 vjeçarit që kreu vrasjen e gruas sē tij dhe vëllait më të vogël

se ai.Në pērfundim të seancave të kontrollit të shëndetit mendor të tij autoritetet do vendosin për dërgimin e tij ose jo për në spitalin e burgut në Tiranë, pasi në Paraburgimin e Bradasheshit nuk ka një pavion të dedikuar për këtë kategori .80 vjeçari Sinani pasditen e 27 Janarit 2023 në fshatin Tërvol Gramsh u mori jetën gruas dhe vëllait të tij duke i masakruar me sëpatë gruan dhe vëllain e tij.

Të këshilluara

Kongresi amerikan letër FBI për McGonigal

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal. Ish...

22:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI