Flash

Dekonspiroi kolegët, pezullohet polici në Gramsh

Lapsi.al 3 February 2023
Dekonspiroi kolegët, pezullohet polici në Gramsh

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan ka zbatuar vendimin e gjykatës duke pezulluar nga detyra një efektiv policie.

Bëhet fjalë për inspektorin me iniciale I. B., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

"Nga hetimet e kryera nga AMP, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orientuar që t’i shmangen kontrolleve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë.

Gjithashtu, ai i ka orientuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës." thuhet në njoftimin e AMP-së

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI