Flash

Celibashi jep detaje për fletën e votimit në 14 maj

Lapsi.al 3 February 2023
Celibashi jep detaje për fletën e votimit në 14 maj

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se fleta e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, do të jetë më e thjeshtë se zgjedhjet e vitit 2019. I ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shpreh se në ato zgjedhje pati paqartësi për fletën e votimit dhe kjo sipas tij, edhe për shkak se KQZ e nisi vonë fushatën informuese për qytetarët.

“Fleta e votimit këtë herë do të jetë më e thjeshtë se në zgjedhjet e fundit vendore. Duhet ta pranojmë që për shkak të debatit që u bë për fletën e votimit, ne si KQZ e nisëm pak vonë fushatën për mënyrën si votohej. Mesa duket, nuk adaptuam modelin e duhur të fletës së votimit, se nuk ka si shpjegohet ndryshe numri aq i lartë i fletëve të pavlefshme,” - theksoi ai.

Celibashi tha se pagesat për operatorët janë të mira, por sërish ka mungesa.

“Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100 € në ditë prapë ka mungesa. Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë,” – u shpreh Celibashi.

Kryekomisioneri tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama ka shumë "miq" si McGonigal

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të n...

21:08

Berisha-Ramës: S'ke parë gjë akoma!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në ...

20:13

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operato...

19:26

16 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton ...

19:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI