Flash

Berisha: Si po përpiqet Rama të përjashtojë PD nga zgjedhjet

Lapsi.al 3 February 2023
Berisha: Si po përpiqet Rama të përjashtojë PD nga zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me kryetarë dhe sekretarë degësh të Tiranës. Berisha u ndal gjatë tek çështja “McGonigal” duke theksuar se Rama mendon dhe beson se do t’i mashtrojë shqiptarët se aty nuk ka gjë për të.

“U thotë shqiptarëve unë nuk jam Edi Rama, apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në aktpadi, apo në aktpadi flitet për një kryeministër tjetër. Një njeri që mund të thotë çdo gjë, dhe beson se mund të ju shesë çdo gjë shqiptarëve. Unë mendoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar, për ti dhënë atij çdo gjë që meriton” – tha Berisha.

Ai foli edhe për situatën që po kalon PD dhe regjistrimin e saj në zgjedhje. Berisha akuzoi sërish Ramën se kërkon të përjashtojë PD-në nga procesi i 14 majit, por sipas tij nuk do ia dalë.

“Gjykata, Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave.

Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha-Ramës: S'ke parë gjë akoma!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në ...

20:13

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operato...

19:26

16 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton ...

19:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI