Flash

BE 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Lapsi.al 3 February 2023
BE 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Për herë të parë Bashkimi Europian, mbajti një samit në një vend lufte. Sirenat e alarmit, që kumbuan dy herë, u kujdesën që t’ia rikujtonin këtë. Liderët e BE-së u mblodhën në Kiev për të diskutuar me zyrtarët atje lidhur me procesin e anëtarësimit të Ukrainës.

Pas dhënies së statusit të vendit kandidat, presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që negociatat e pranimit të nisin brenda këtij viti. Megjithatë, shpresa për një rrugë të shkurtër anëtarësimi, u shua shpejt, pavarësisht vlerësimeve të mëdha për zbatimin e reformave në këtë periudhë lufte.

“Nuk ka një afat kohor të caktuar, por ka synime dhe reforma që duhen përmbushur. Për shembull, duhet përmirësuar situate në një vend kandidat dhe më pas duhet të nisin negociatat e anëtarësimit dhe në fund të ndodhë aderimi”, tha Ursula, presidente e Komisionit Europian.

“E ardhmja e Ukrainës është brenda Bashkimit Europian. Ukrainasit dhe ju keni bërë një zgjedhje të qartë për liri, demokraci dhe sundim të ligjit”, tha Charles Michel, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian.

Në diskutim edhe paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së, si dhe dobësimi i Rusisë, jo vetëm në rrafshin ekonomik.

“Paketa e 10 e sanksioneve është rrugës. Do ta kemi përpara 24 shkurtit dhe ka një volum rreth 10 miliardë euro”, tha Von der Leyen.

“Jemi shumë të interesuar të sigurohemi që Rusia të mos ketë asnjë shans që të rigjenerojë kapacitetet e saj ushtarake. Sanksionet e kanë ngadalësuar këtë proces. Prandaj është e rëndësishme që të garantojmë se ata nuk do të gjejnë mënyra për të anashkaluar sanksionet, gjë të cilën e bëjnë falë vendeve të tjera”, u shpreh Zelensky.

Liderët europianë premtuan që ndihma financiare për Ukrainën gjatë vitit 2023 do të jetë 18 miliardë euro. Ndërkohë, Gjermania aprovoi dhe dërgimin e 88 tankeve “Leopard 1” për në Kiev, pasi pranoi dhe furnizimin me “Leopard 2”.

Të këshilluara

Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka nënshkruar një dekret për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e 2 prillit si datë për zgjedhjet e parakohshme – të pesta...

17:32

SpaceX lëshon me sukses 53 satelitë Starlink

SpaceX lëshoi ​​me sukses 53 satelitë Starlink në orbitën e ulët të Tokës këtë të enjte nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Raketa Falcon 9 me dy faza ...

15:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI