Flash

Zbulohen prezantuesit e "Grammy Awards 2023"

Lapsi.al 2 February 2023
Zbulohen prezantuesit e "Grammy Awards 2023"

"Grammy Awards 2023"njoftoi të mërkurën formacionin e të famshëmve që do të prezantojnë gjatë shfaqjes së çmimeve.

Prezantuesit e mëparshëm të Grammy-t, James Corden dhe Billy Crystal janë planifikuar të shpërndajnë disa çmime në ceremoni dhe Zonja e Parë Jill Biden gjithashtu do të shfaqet. Cardi B, Viola Davis, Shania Twain, Olivia Rodrigo dhe ylli i "Black Adam" Dwayne "The Rock" Johnson u zbuluan se do të prezantojnë. Davis gjithashtu ka shansin të bëhet fituese e EGOT-it nëse fiton çmimin për Audiobook.

Javën e kaluar, disa artistë duke përfshirë; Bad Bunny, Mary J. Blige, Brandi Carlile, Luke Combs, Steve Lacy, Lizzo, Kim Petras dhe Sam Smith u shpallën si interpretues.Ish anëtari  i One Direction, Harry Styles, iu bashkua listës të dielën.

Grammy do të drejtohet nga komediani Trevor Noah dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 20:00. nga Crypto.com Arena në Los Angeles. "Unë nuk mendoj se është normale ta organizosh atë një herë, kështu që nuk kam një kornizë të mirë referimi për këtë,” tha ai në një njoftim përmes Billboard. “Është emocionuese. Unë jam një fans i pothuajse të gjithë njerëzve që janë atje." Kjo do të shënojë herën e parë që Noah pret në Los Angeles; dy shfaqjet e mëparshme, Grammy, që ai prezantoi u mbajtën në New York City dhe Las Vegas./Lapsi.al

Të këshilluara

Alicia Silverstone rikthen Cher në 'Clueless'

Alicia Silverstone ka risjellë së fundmi  rolin e saj në 'Clueless' në një reklamë Super Bowl për Rakuten. Në klip aktorja do të hyjë në një klasë e veshur m...

17:30

Ozzy Osbourne tërhiqet nga turneu

Artisti i njohur Ozzy Osbourne po tërhiqet nga turneu. Frontmeni i Black Sabbath njoftoi në një deklaratë të postuar në mediat sociale herët të mërkurën se n...

17:04

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI