Flash

Will Smith dhe Martin Lawrence konfirmojnë 'Bad Boys 4'

Lapsi.al 2 February 2023
Will Smith dhe Martin Lawrence konfirmojnë 'Bad Boys 4'

Will Smith dhe Martin Lawrence kanë konfirmuar së fundmi "Bad Boys 4". Përmes llogarive të tyre përkatëse në Instagram ata postuan të njëjtën video që secili prej tyre e titulloi, "It's About That Time!"

Klipi filloi me Smith duke regjistruar veten teksa po shkonte me makinë në shtëpinë e Lawrence, duke u thënë shikuesve se ai do të jepte një "ndihmë" se cili ishte lajmi i tij i madh - përpara se të vendoste kolonën zanore të filmit "Shake Ya Tailfeather" nga Nelly, Diddy dhe Murphy. Pasi arriti në shtëpinë e tij ai pyet Lawrence," It's about that time?"Aktorët shihen duke  brohoritur dhe përqafuar,  dhe Smith që kthen  kamerën nga të dy dhe konfirmon;"Është zyrtare. Bad Boys For Life".

Lajmi për filmin e katërt vjen pasi Smith u bë kryelajm për incidentin me komedianin Chris Rock në Oscar Awards 2022. Pas ngjarjes u raportua se vazhdimi i filmit do të  anulohej , por shefi i Sony Pictures, Tom Rothman i kundërshtoi aludimet.

"Ajo që  ndodhi ishte një  ngjarje e pakëndshme dhe nuk mendoj se më takon mua të flasë për këtë. Ajo cfarë mund të them është se e njoh Will për shumë vite dhe e di se është një person i mirë. Ky ishte një shembull i një personi shumë të mirë që ka kaluar një moment shumë të keq, përballë botës. Unë besoj se falja dhe keqardhja e tij janë të vërteta. Besoj në falje dhe shpengim.”

 

Të këshilluara

Alicia Silverstone rikthen Cher në 'Clueless'

Alicia Silverstone ka risjellë së fundmi  rolin e saj në 'Clueless' në një reklamë Super Bowl për Rakuten. Në klip aktorja do të hyjë në një klasë e veshur m...

17:30

Ozzy Osbourne tërhiqet nga turneu

Artisti i njohur Ozzy Osbourne po tërhiqet nga turneu. Frontmeni i Black Sabbath njoftoi në një deklaratë të postuar në mediat sociale herët të mërkurën se n...

17:04

Meghan Trainor, nënë për herë të dytë

Meghan Trainor ka zbuluar se  është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Daryl Sabara. "Çfarë bekimi," tha  Trainor,ekskluzivisht për PEOPLE. “Jam s...

15:00

Të nominuarit për Rock& Roll Hall of Fame

Missy Elliott, Willie Nelson, Kate Bush, Iron Maiden, Cyndi Lauper, Soundgarden, Sheryl Crow dhe i ndjeri George Michael janë të nominuarit e vitit 2023 për t'u...

14:47

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI