Flash

Shehaj: Mjafton fakti që Rama tentoi eliminimin e opozitës, që të dorëhiqet

Lapsi.al 2 February 2023
Shehaj: Mjafton fakti që Rama tentoi eliminimin e opozitës, që

Pas seancës kaotike në Kuvend, deputeti Agron Shehaj zbuloi thelbin e kërkesave të opozitës sa i përket skandalit Rama-McGonigal.

Sipas Shehajt, mjafton fakti që një kryeministër ka tentuar të eliminojë opozitën, që të japë dorëheqjen. Kjo është edhe arsyeja pse, sipas deputetit, opozita kërkon debat në Kuvend dhe kërkon komision hetimor për çështjen.

“Mjafton fakti që kryeministri tenton të asgjesojë dhe të eleminojë opozitën, në çdo vend normal ky kryeministër duhet të japë dorëheqjen. Të tentosh të eleminosh opozitën do të thotë të eleminosh demokracinë e një vendi. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë debatin në Kuvend, kërkojmë komisionin hetimor dhe do protestojmë në datën 11 shkurt”, tha Shehaj në rubrikën Opinion në News 24.

Agron Shehaj i referohet padisë kundrejt ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, ku thuhet se personat pranë kryeministrit kanë dëshmuar në një hetim penal kundër një lobisti amerikan që punonte për një parti politike shqiptare që nuk drejtohej nga Edi Rama.

Lexo më tej: Skandali i shpjeguar thjeshtë/ Lidhja e Ramës me agjentin e arrestuar të FBI  

Mospranimi i Edi Ramës në interpelancën e thirrur dhe delegimi i ministres së shtetit Elisa Spiropali, sipas Shehajt është shenjë se kreu i qeverisë po fshihet dhe se është i zhytur në aferë.

"Kjo është një çështje shumë e rëndë, dhe për ne ka rëndësi të zbatohet ligji dhe rregullorja e Kuvendit. Kryeministri nuk mund të fshihet. Mospjesëmarrja e tij është e qëllimtë.

Ky është tregues se Rama nuk ka çfarë të thotë dhe se është i zhytur në aferë. Janë fakte në aktakuzë." - u shpreh Agron Shehaj.

©Lapsi.al 

Lexo më tej: Rama struk kokën nën fustanet e Linditës dhe Elisës 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43