Flash

Rama: McGonigal kërkoi vetë të më takonte

Lapsi.al 2 February 2023
Rama: McGonigal kërkoi vetë të më takonte

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen prej më shumë se një javë për të folur me zë dhe figurë për çështjen “McGonigal”. Në nisje të “maratonës” televizive në disa ekrane mbrëmjen e së enjtes, Rama u shfaq fillimisht në Top Channel në “Top Story” me Grida Dumën. Në fillim ajo e pyeti për gjendjen shëndetësore pasi Rama njoftoi se kishte qenë me grip.

“Jam OK tani. Jam shumë OK” – tha Rama që mohoi të ketë heshtur për çështjen.

“Nuk kam heshtur, por kam thënë atë që mund të them unë. Opozita më ka tërhequr edhe mua ndonjëherë në atë nivel. Sidoqoftë faleminderit që më jepni mundësinë. McGonigal ka ardhur më ka kërkuar ta takoja, më ka treguar se puna e tij ka pasur në fokus influencën ruse. Më ka folur për rajonin.

Pastaj takimet e tjera kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, e jam takuar krejt rastësisht, ose në praninë time në SHBA, ku më ka ftuar dhe kam qenë në zyrat e FBI dhe Nju York. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie krejt normale. S'kam pasur asnjë detyrim të njoftoj as ambasadën” – tha ndër të tjera Rama.

Ai tregoi disa episode të takimeve që ka pasur me Charles McGonigal. 

“Ish zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë. Kemi pasur një bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse. Kemi folur për rajonin dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat ose i pranisë së tij këtu ose i pranisë time në SHBA ku kam qenë në asamblenë e përgjithshme të SHBA. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie që është normale. Nuk është e vetmja që kam me përfaqësues agjencish të ndryshme. Dhe nuk kam pasur detyrim të lajmëroj askënd sepse është pjesë normale detyrës sime”, deklaroi ai.

Rama mohoi të ketë takuar McGonigal në prani të një biznesmeni dhe hodhi poshtë lidhjet e oligarkut rus me qeverinë shqiptare.

“Nuk ka ndodhur që të kem takuar atë me biznesmenë. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro amerikan që ma ka prezantuar si mikun e tij. Me mua nuk është folur kurrë për asnjë lloj përfitimi apo biznesi nga ana e zyrtarit të lartë të FBI. Këshilltari im pa pagesë, i përket shumë viteve të shkuara. E kam njohur në kushtet e detyrës si zv ministër i Energjisë dhe duke e shfrytëzuar si një njeri që ka njohje dhe kontakte.

Me oligarkun rus Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje. Asnjëherë nuk është folur për të përveçse tani së fundmi kur opozitat kanë hedhur akuzat. Mësova që paska pasur aksione dhe është larguar menjëherë pasi është vënë nën sanksione. Është njësoj si të them unë tani që një kompani austriake që ka punuar prej vitesh në Shqipëri, që kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë”, - deklaroi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VOA: Rama shmang interpelancën për McGonigal

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shmangu sot një interpelancë të thirrur nga deputetë të opozitës, e cila e akuzon atë të jetë përfshirë në afera më ish zyrta...

19:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI