Flash

Rama e mohon: Nuk kam lidhje me paratë që ka marrë McGonigal

Lapsi.al 2 February 2023
Rama e mohon: Nuk kam lidhje me paratë që ka marrë McGonigal

Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë takuar McGonigal në prani të ndonjë biznesmeni dhe hodhi poshtë lidhjet e oligarkut rus me qeverinë shqiptare. Rama tha se nuk ka lidhje as me paratë që ai ka marrë. 

“Nuk ka ndodhur që të kem takuar atë me biznesmenë. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan (Agron Neza) që ma ka prezantuar si mikun e tij. Me mua nuk është folur kurrë për asnjë lloj përfitimi apo biznesi nga ana e zyrtarit të lartë të FBI. Këshilltari im pa pagesë, (Dorian Duçka) u përket shumë viteve të shkuara. E kam njohur në kushtet e detyrës si zv.ministër i Energjisë dhe duke e shfrytëzuar si një njeri që ka njohje dhe kontakte.

Me oligarkun rus (Oleg Deripaska) Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje. Asnjëherë nuk është folur për të përveçse tani së fundmi kur opozitat kanë hedhur akuzat. Mësova që paska pasur aksione dhe është larguar menjëherë pasi është vënë nën sanksione. Është njësoj si të them unë tani që një kompani austriake që ka punuar prej vitesh në Shqipëri, që kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë”, - deklaroi Rama.

Ai tregoi disa episode të takimeve që ka pasur me Charles McGonigal.

“Ish-zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë. Kemi pasur një bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse. Kemi folur për rajonin dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat ose i pranisë së tij këtu ose i pranisë time në SHBA ku kam qenë në asamblenë e përgjithshme të SHBA.

Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie që është normale. Nuk është e vetmja që kam me përfaqësues agjencish të ndryshme. Dhe nuk kam pasur detyrim të lajmëroj askënd sepse është pjesë normale detyrës sime”, - deklaroi ai në TCH. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: McGonigal kërkoi vetë të më takonte

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen prej më shumë se një javë për të folur me zë dhe figurë për çështjen “McGonigal”. Në nisje të “maratonës” televizive në ...

21:15

VOA: Rama shmang interpelancën për McGonigal

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shmangu sot një interpelancë të thirrur nga deputetë të opozitës, e cila e akuzon atë të jetë përfshirë në afera më ish zyrta...

19:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI