Flash

E vërteta e fotos që tregon McGonigal me njerëzit e PD-së

Lapsi.al 2 February 2023
E vërteta e fotos që tregon McGonigal me njerëzit e PD-së

Kushdo që ka lexuar dosjen e akuzave për takimet e Charles McGonigal në Shqipëri dhe Kosovë është habitur kur Edi Rama e prezantoi Agron Nezën si një “shqiptaro-amerikan nga Tropoja”, “shumë i afërt me Azem Hajdarin” dhe “fis me Besnik Mustafajin”, ndërsa Dorian Duçkën si "zv.ministër të koalicionit tw 2013", që punonte pa pagesë për të.

Të dy këta, në dosjen e Washington-it përshkruhen si personat që bënë lidhjen mes agjentit McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama.

Personi A, Agron Neza sipas dosjes është një ish-agjent i shërbimeve shqiptare me banim në SHBA.

Personi B, Dorian Duçka përfaqësues i një konglomerati kinez me interesa për naftën në vendin tonë.

Por asociimi që i bën Rama të dyve si njerëz të opozitës nuk është rastësi.

Lexo edhe: Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në çështjen “McGonigal”

Që kur doli dosja për të cilën agjenti i FBI-së u arrestua, qeveria dhe mediat pranë saj tentuan ta relativizojnë vizitën e McGonigal në Tiranë, duke thënë se ai pati kontakte në të dy anët e politikës. Një teori e tillë i shkon për shtat mazhorancës, sepse kështu as nuk përjashtohet mundësia se goditja që mori Basha nga hetimi i FBI-së mund të jetë inicuar nga brenda opozitës.

Dhe për të përforcuar këtë alibi u servir edhe një foto e Charles McGonigal me anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD-së Fjoralba Dizdari dhe sekretarin për marrëdhëniet me jashtë, Enri Ceno.

“Fotot që qarkullojnë tregojnë se McGonigal kishte lidhje edhe me Partinë Demokratike që aq ashpër akuzon qeverinë” thotë një kronikë e Top Channel që e quan “befasuese” publikimin e kësaj fotoje.

“Një foto shumë miqësore” e konsideron edhe Shqiptarja.com që kujton akuzat e forta të Berishës ndaj Ramës për kontaktet që ka pasur me McGonigal.

Sekretari i Partisë Demokratike, Enri Ceno ka sqaruar rrethanat në të cilat u krye foto mes tij, Fjoralba Dizdarit dhe Charles McGonigal. “Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim dëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së” tregon Ceno.

Nëse besojmë rrëfimin e tij, foto me amerikanin McGonigal duket produkt i rrethanave të momentit, një rastësi që nuk ka të bëjë me misionin e agjentit të FBI-së në Tiranë. Por edhe sikur çifti i demokratëve të kishte pasur më shumë interes për McGonigal, kjo nuk do të thotë asgjë.

E vërteta është që në dosjen kundër Charles McGonigal në Washington, nuk përmendet as Dizdari, as Ceno madje as Taulant Balla dhe as Damian Gjiknuri që e kanë shoqëruar atë nëpër Shqipëri. Këta mund ta kenë takuar më shumë se një herë agjentin e FBI-së dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

Problemi është që në dosje përmendet 14 herë kryeministri i Shqipërisë dhe ky nuk ka dhënë asnjë shpjegim shterues se pse takoi një zyrtar të lartë të FBI në prani të dy sekserëve dhe si e bindi atë të hetojë Nick Muzin, lobistin e Lulzim Bashës.

Përpjekja për ta lënë McGonigal në prehrin e opozitës fut ujë si alibi, edhe pse në dosje thuhet e zeza mbi të bardhë se informacionet që Agron Neza ia dha Charles McGonigal për lobistin amerikan, dolën nga zyra e kryeministrisë. Lexo më poshtë:

Dhe së fundmi, implikimi i PD në çështjen McGonigal është vështirë të besohet, po të kujtosh deklaratat e Edi Ramës, para se agjenti i FBI të arrestohej. Kryeministri e quante McGonigal një mik personal. Ai foli për miqësi edhe kur e pyetën gazetarët amerikanë të Bussines Insider, por edhe kur e pyetën gazetarët shqiptarë në konferencë. Mund të kuptohet se pas arrestimit, miqësia të tingëllojë ndryshe në anglisht, por që t'ia ngecë McGonigalin PD-së duket e tepërt./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI