Flash

"Fshihet pas fustanit"/ Bardhi kërkon kryeministrin Rama në Kuvend

Lapsi.al 2 February 2023
"Fshihet pas fustanit"/ Bardhi kërkon kryeministrin Rama në

Pas 10 minutash pushim ka nisur sërish seanca e Kuvendit teksa opozita vijon të mbaj të bllokuar foltoren. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka theksuar se ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi afera me McGonigal është një aferë personale e tij. Ndërkohë ai shtoi se Rama nuk mund të fshihet pas fustanit të Elisa Spiropalit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët.

Diskutimi:

Gazment Bardhi: Siç ju jeni në dijeni, interpelanca me kryeministrin është kërkuar dhe nga 7 deputetë, unë nuk kam kërkuar interpelancë me Elisa Spiropalin, por me kryeministrin Rama. Nuk është kapur Elis Spiropali, por kryeministri Rama. Kemi të bëjmë me një veprimtari private të kryeministrit Rama. Dëgjova që ministrja thotë keni frikë ta zhvilloni me mua, problemi është që zoti Rama ka frikë të vijë, fshihet pas fustanit të saj. Të vijë këti, të jaoë shpejgime, të sqarojë opinionin publik. Të tegojë ku i ka gjetur 225 mijë dollarë. Kështu që nuk ka rregullorja fjalë që kryeministri që kërkohet në interpelancë të delegohet. Ma tregoni ku shkruhet kjo gjë. Javës tjetër e shtyu përballjen me një raport mjekësor, tha që ishte sëmurë. Mund ta dimë çfarë ka këtë javë? Ka raport sërish? Është sëmurë? Ka temperaturë? Duhet ta dimë këtë gjë.

Lindita Nikolla: Më lejoni t'ju bëj me dije se jam në respekt të procedurave që ndodh në këtë parlament. Ka pasur dhe raste që është deleguar një interpelancë.

Gazment Bardhi: Ka vetëm një shembull ku është thirrur në interpelancë kryeministri nga Agron Shehaj dhe ju e keni pyetur nëse donte ta zhvillonte me një tjetër person. Dhe ai e ka pranuar me vullnetin e lirë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një aferë personale. Nëse ka qenë bashkëpunëtore zonja Elisa, të ngrihet dhe të thotë e korruptova unë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI