Flash

‘Është miku im’/ Deputetja Vokshi nxjerr videon e Ramës në Kuvend, Nikolla i heq fjalën

Lapsi.al 2 February 2023
‘Është miku im’/ Deputetja Vokshi nxjerr videon e

Seanca e sotme plenare, ku pritej të diskutohej çështja 'McGonigal', nisi me debate. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mori fjalën në Kuvend. Ajo u shpreh se procesverbali i sotëm është turp. Vokshi nxorri një video të kryeministri Edi Rama, në të cilën thotë se ish-agjenti i FBI-së është miku i tij. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi të drejtën e fjalës.

Deri më tani kreu i qeverisë ende nuk ka shkuar në Kuvend dhe nuk dihet nëse do ia delegojë interpelancën ministres Elisa Spiropali.

Debati:

Vokshi: Ky është procesverbali. Turp nuk ka më turp. Kjo tregon mënyrën sesi ju po e keqdrejtoni këtë Kuvend. Ju e lejoni që të veprohet në këtë mënyrë, këtu keni një video.

Rama në video: Ai është miku im (për ish-agjentin e arrestuar të FBI-së).

Nikolla: Ky nuk është procesverbal.

Vokshi: Është procesverbal.

Të këshilluara

Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë, më 2 shkurt, do të mbahet seanca e posaçme parlamentare për Kosovën. Në atë seancë është ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pr...

08:27

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pagave

Pas miratimit të vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se ka barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të katego...

15:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI