Flash

Del në ankand letra e Princeshë Diana për divorcin me Mbretin Charles

Lapsi.al 2 February 2023
Del në ankand letra e Princeshë Diana për divorcin me Mbretin

Letrat sekrete nga Princesha Diana, dërguar miqve të saj, duke detajuar divorcin nga mbreti Charles kanë dalur në ankand. Paratë do të jepen për bamirësi të ndryshme që Diana, e cila vdiq në 1997, kishte mbështetur gjatë jetës së saj.

Familja Kassems po i vendos memorandumet, që vlerësohet të shiten për rreth 111,000 dollarë, në 16 shkurt me Lay's Auctioneers me bazë në Cornwall. Një nga shënimet që do të shitet është i datës 28 prill 1996 dhe përshkruan ndjenjat e Dianës gjatë marrëdhënies me Charles.

“Po kaloj një kohë shumë të vështirë dhe presioni është serioz dhe vjen nga të gjitha anët”, ka shkruar ajo. “Ndonjëherë është shumë e vështirë të mbash kokën lart dhe sot jam në gjunjë. Dëshiroj vetëm që ky divorc të kalojë pasi kostoja është e madhe. Nëse do ta dija se çfarë do të përjetoja nuk do ta kisha pranuar kurrë. Është e dëshpëruar dhe e shëmtuar”, vazhdoi shënimi.

Në një mesazh  tjetër të shkruar më 19 dhjetor 1995, Diana reflektoi se sa shumë i pëlqente të ishte në shoqërinë e Kassems: “Mund të më përshkruani si një flutur, por nukua të largohem nga kjo familje e dashur. Jam jashtëzakonisht e prekur nga sa mbrojtës jeni të dy ndaj meje”, shtoi ajo. “Nuk jam mësuar me këtë. Unë nuk kam pasur kurrë më parë një dashuri dhe mbështetje të tillë nga një cift i martuar.”

“Susie & Tarek ndihen jashtëzakonisht të privilegjuar që patën mundësinë të njihen me Princeshën kaq nga afër,” tha shtëpia e ankandeve. “Pronësia e këtyre dokumenteve prekëse është një përgjegjësi që Kasemët nuk duan t'ua kalojnë fëmijëve apo nipërve të tyre. Familja Kassems do të dëshironte t'u jepte njerëzve të tjerë mundësinë për të marrë "një kujtim" të Princeshës."/Lapsi.al

Të këshilluara

Alicia Silverstone rikthen Cher në 'Clueless'

Alicia Silverstone ka risjellë së fundmi  rolin e saj në 'Clueless' në një reklamë Super Bowl për Rakuten. Në klip aktorja do të hyjë në një klasë e veshur m...

17:30

Ozzy Osbourne tërhiqet nga turneu

Artisti i njohur Ozzy Osbourne po tërhiqet nga turneu. Frontmeni i Black Sabbath njoftoi në një deklaratë të postuar në mediat sociale herët të mërkurën se n...

17:04

Meghan Trainor, nënë për herë të dytë

Meghan Trainor ka zbuluar se  është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Daryl Sabara. "Çfarë bekimi," tha  Trainor,ekskluzivisht për PEOPLE. “Jam s...

15:00

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI