Flash

"Degradim dhe turp i opozitës"/ Balla: Po zbatoni porositë e 'non gratës'

Lapsi.al 2 February 2023
"Degradim dhe turp i opozitës"/ Balla: Po zbatoni porositë e

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka propozuar për t’u mbyllur diskutimet në seancë plenare. Sipas tij opozita po kryen porositë e “non gratës”, referuar këtu kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Ai u shpreh se duhen ndërprerë diskutimet dhe të kalojnë direkt me rendin e ditës.

Sipas tij, në çështjen “McGonigal” nuk ka asnjë person apo zyrtar të Shqipërisë që është nën akuzë.

"Kjo është një nga seancat që tregon degradimin e turpit të kësaj palo opozite. I jeni referuar që nga mëngjesi dickaje që nuk ka asnjë akuzë ndaj Shqipërisë, ka vetëm 1 person që është një ish zyrtar i FBI-së. Jeni duke zbatuar porositë e non gratës. Nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësia. I propozoj seancës që të kalohet në proces votimi. ". tha Balla.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI