Flash

Beyoncé konfirmon turneun 'Renaissance 2023'

Lapsi.al 2 February 2023
Beyoncé konfirmon turneun 'Renaissance 2023'

Beyoncé e nisi Muajin e Historisë së Zezë me njoftimin se turneu i saj global do të fillojë të shesë bileta më 6 shkurt.

"RENAISSANCE WORLD TOUR 2023", shkroi ajo në Instagram nën foton e saj. Biletat fillimisht do të bëhen të disponueshme përmes një parashitjeje ekskluzive për anëtarët e regjistruar të BeyHive. Turneu, i prodhuar nga Parkwood Entertainment dhe i promovuar nga Live Nation, do të fillojë më 10 maj në Friends Arena në Stokholm, SE.

Beyoncé do të bëjë ndalesa në të gjithë Evropën në Cardiff, Edinburg, Sunderland, Paris, Londër, Marsejë, Amsterdam, Varshavë. Më pas ajo do të vazhdojë në të gjithë Amerikën e Veriut me shfaqje në Toronto, Çikago, East Rutherford, Atlanta, Las Vegas, Los Angeles, Houston.

Sipas një njoftimi për shtyp, artistjado të lërë shenjën e saj edhe jashtë skenës, me BeyGOOD, iniciativën që ajo themeloi në 2013 për të mbështetur njerëzit dhe programet në mbarë botën. Në qytete të ndryshme gjatë gjithë turneut, BeyGOOD do të mbështesë sipërmarrësit përmes drekës së Black Parade Route, duke festuar pronarët e bizneseve të vogla dhe një sërë shërbimesh me partnerë globalë për të promovuar qëndrueshmërinë e biznesit.

BeyGOOD gjithashtu do të mbështesë studentët përmes fondeve të bursave që do t'u jepen kolegjeve dhe universiteteve në dhjetë qytete të ndryshme gjatë turneut. Çdo shkollë do t'i jepet njëqind mijë dollarë dhe do të përzgjedhë nxënësit përfitues. /Lapsi.al

Të këshilluara

Alicia Silverstone rikthen Cher në 'Clueless'

Alicia Silverstone ka risjellë së fundmi  rolin e saj në 'Clueless' në një reklamë Super Bowl për Rakuten. Në klip aktorja do të hyjë në një klasë e veshur m...

17:30

Ozzy Osbourne tërhiqet nga turneu

Artisti i njohur Ozzy Osbourne po tërhiqet nga turneu. Frontmeni i Black Sabbath njoftoi në një deklaratë të postuar në mediat sociale herët të mërkurën se n...

17:04

Meghan Trainor, nënë për herë të dytë

Meghan Trainor ka zbuluar se  është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Daryl Sabara. "Çfarë bekimi," tha  Trainor,ekskluzivisht për PEOPLE. “Jam s...

15:00

Të nominuarit për Rock& Roll Hall of Fame

Missy Elliott, Willie Nelson, Kate Bush, Iron Maiden, Cyndi Lauper, Soundgarden, Sheryl Crow dhe i ndjeri George Michael janë të nominuarit e vitit 2023 për t'u...

14:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI