Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Berisha shton presionin mbi Kuvendin: Asnjë minutë normale përveç debatit me Ramën

Lapsi.al 2 February 2023
Berisha shton presionin mbi Kuvendin: Asnjë minutë normale

Pas seancës kaotike në Kuvend, kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar ka dhënë porosinë e prerë se ata duhet të pergatiten për rezistencë të fuqishme në Parlament.

“Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përvec debatit, mocionit me debat ndaj Ramës. Ky është si Parlament dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament”. 

Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat: 

Ju përshëndes për qendrimin e përgjegjshëm e të rëndësishëm në Parlament, por dhe të zotohem para qytetarëve shqiptarë, zgjedhësve se PD nuk e lëshon atë Parlament, do ta mbajë atë si tempull të zërit dhe interesave tuaja.

Ajo çka ndodh dy ditë me radhë, dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo kupola e krimit dhe drogës, grusht kriminelësh, të tipit Balla, Rama, Gjinuri etj. Kur nuk ngrihen dhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë përvecse doli për aktin mafioz e kriminal të Portit të Durrësit, janë dëshmi se Parlamenti e Shqipëria kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës.

Rama sot politikisht është thjesht një kalbësirë, që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO si përfaqësues i popullit shqiptar.

Akti i tij i korruptimit të një prej zyrtarëve më të fuqishëm përbën akt armiqësor, akt turpërimi për cdo shqiptar.

Do ishte në nderin e dinjitetin e mbarë shqitparëve që t’i japin duart një minutë e më parë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh se një kryeministër demon i pushtetit, ti themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër.

Rama nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Më 4 janar 2018 e 16 janar 2018 Neza ia ka dorëzuar tëngarkuarit të FBI nga Mc Gonigal, kurse Ducka ka cuar me fluturime të paguara dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nick Muzin e këtë aferë.

Rama po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik, herë del e herë nuk del.

Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përvec debatit, mocionit me debat ndaj Ramës. Ky është si Parlament dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament.

Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, kryeministër si Edi Rama.

Të vijë aty tja tregojmë fytyrën sic e ka para gjithë shqiptarëve. Të vijë aty e të hapim debatin për këtë aferë të tmerrshme ku gjer në vesh janë të zhytur Balla, Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI