Flash

Apeli liron ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Financave Arlind Gjokutaj

Lapsi.al 2 February 2023
Apeli liron ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Financave Arlind

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish-sekretarin e Pergjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. 2 javë pasi u arrestua nga SPAK, me akuzën se kishte shpërdoruar detyrën duke i dhënë 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Në seancën e sotme, Gjokutaj shkoi në sallë, ndryshe nga hera e shkuar, ku u deklarua se ishte sëmurë.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se, përmbaruesi Ruli në kundërshtim me ligjin, ka bërë rivlerësim të dëmshpërblimit për një pronë ne emër të Ilir Thanës edhe pse ky i fundit nuk rezultonte zotërues i një magazine me sipërfaqe 187 metra katror pasi ajo iu kthye ish-pronarit në vitin 1995-së. Sipas prokurorisë, në harkun kohor të tre muajve, duke nisur nga gushti i kaluar deri në tetor, Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin, ka pranuar për të ekzekutuar titullin përmbarimor duke derdhur në llogari të Thanës dhe motrës së tij shumën prej 480 milionë lekë të vjetra, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 980 milion lekësh të vjetra do të lëvrohej më vonë.

Po kështu, hetuesit kanë dyshime se nërpmjet mashtrimit, Thana që është arrestuar dhjetorin e kaluar, në vitin 2005 e ka shitur magazinën e ish-drejtorisë së shërbimeve qeveritare që ndodhet në pranë kryeministrisë në Rrugën Mustafa Matohiti tek një tjetër person.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI