Flash

Japonia planifikon të mbajë samitin e G7 më 24 shkurt online

Lapsi.al 2 February 2023
Japonia planifikon të mbajë samitin e G7 më 24 shkurt online

Japonia shpreson të mbajë një samit të Grupit të Shtatë online më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës, thanë burime qeveritare.

Kryeministri Fumio Kishida po konsideron të ftojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që të bëhet pjesë e samitit  në video, thanë burimet. Gjatë mbledhjes, liderët e G-7 do të konfirmojnë unitetin e tyre në trajtimin e agresionit të Rusisë kundër fqinjit të saj.

Takimi virtual do të vinte pasi Japonia po konsolidon marrëdhëniet me vendet e tjera të G-7 me spekulimet në rritje se Rusia do të nisë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në pranverë, ndërsa Kishida po i hap rrugën suksesit të samitit në Hiroshima në maj.

Ky do të ishte samiti i parë i G-7 i organizuar nga Kishida. Një mbledhje e ngjashme u mbajt edhe më 24 shkurt 2022, në të cilën drejtuesit e grupit ranë dakord të vendosin sanksione ekonomike ndëshkuese ndaj Rusisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI