Flash

Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në Sarandë

Lapsi.al 1 February 2023
Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në

Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka dhënë vendimin për dy punonjësit e policise kufitare në Sarandë, pasi kanë vjedhur një emigrant të parregullt. Gjykata ka vendosur arrest në shtëpi për shtetasit D. S. dhe R. XH., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim policie

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ka kryer sot ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit Nr. 15 datë 01.02.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për punonjësit e policisë D. S. dhe R. XH., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 e 25 i Kodit Penal. Ekzekutimi i këtij vendimi vjen pas një pune intensive hetimore, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.01.2023, kur u ndalua punonjësi i policisë M. J. dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i policisë D. S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Të këshilluara

Qeveria e Kosovës rrit pagat

Qeveria e Kosovës njoftoi këtë të mërkurë se ka miratuar projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore, çka i hap rrugë rritjes së...

17:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI