Flash

Protesta/ Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t'a hedhin në Lanë

Lapsi.al 1 February 2023
Protesta/ Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t'a hedhin

Organizimi i protestës së 11 shkurtit ishte në fokus të një takimi që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pati mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu me drejtuesit politikë dhe drejtuesit e qarqeve. Në një prononcim për mediat Berisha tha se Rama duhet të largohet 1 minutë e më parë dhe se shqiptarët e kanë detyrim këtë.

“Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar.

Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë.

Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmor me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij.

Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Qeveria e Kosovës rrit pagat

Qeveria e Kosovës njoftoi këtë të mërkurë se ka miratuar projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore, çka i hap rrugë rritjes së...

17:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI