Flash

Mashtrimi me kriptomonedha, vajzës greke i grabiten 150 mijë euro

Lapsi.al 1 February 2023
Mashtrimi me kriptomonedha, vajzës greke i grabiten 150 mijë euro

Një rast mashtrimi shqetëson autoritetet në Chania, ku viktimë është një 27-vjeçare nga Kardita.

Ajo u nis për një investim, por fatkeqësisht gjërat morën një rrjedhë tjetër..

Siç raportohet, e reja që nga marsi i vitit të kaluar kishte qenë në kontakt me një të huaj, i cili i ishte prezantuar si "Walker".

Ata komunikonin me telefon dhe gjithashtu elektronikisht, ndërsa ajo ishte gati të bënte një investim me kriptovaluta.

Siç raportohet tek autoritetet, 27-vjeçarja në Chania e Kretes kishte një shumë prej 150 mijë eurosh në një llogari të përbashkët me nënën dhe motrat e saj.

Nga data 9 mars 2022 deri më 15 janar 2023 ka dhënë gjoja për investimin një shumë prej gati 20 mijë eurosh.

Herën e dytë 30,000 euro dhe herën e tretë një shumë prej 100,000 euro.

"Walker" e prezantoi atë si një investitore të një kompanie kriptomonedhash dhe gradualisht, nga marsi i kaluar deri këtë janar, ajo pa paratë e saj të rriteshin, duke kulmuar më 15 janar, kur e gjeti llogarinë e saj bosh.

Vajza u përpoq të kontaktonte investitorin e supozuar, por ai ishte zhdukur.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI