Flash

FBI kontroll të befasishëm në shtëpinë e presidentit Joe Biden në SHBA

Lapsi.al 1 February 2023
FBI kontroll të befasishëm në shtëpinë e presidentit

FBI ka ekzekutuar një operacion kontrolli në shtëpinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Sipas BBC, që citon avokatët e Biden ky kontroll kryhet si pjesë e një hetimi për të gjetur dokumenta të klasifikuara.

Agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e Joe Biden në Rehoboth Beach, Delaware, si pjesë e hetimit për posedimin e dokumenteve të klasifikuara, ka thënë avokati i tij personal.

"Sot, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Presidentit, po kryhet një kontroll i planifikuar në shtëpinë e tij në Rehoboth, Delaware," tha avokati Bob Bauer në një deklaratë. “Sipas procedurave standarde, në interes të sigurisë dhe integritetit operacional, FBI vendosi ta bëjë punën e saj pa njoftim paraprak publik dhe ne ramë dakord të bashkëpunonim. Kërkimi sot është një hap i mëtejshëm në një proces të plotë dhe në kohë që do të vazhdojmë ta mbështesim dhe lehtësojmë plotësisht. Ne do të kemi informacione të mëtejshme në përfundim të kërkimit të sotëm.”

Muajin e kaluar, Biden lejoi agjentët të kryenin një kontroll të paprecedentë në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware, një nga dy vendet ku më parë ishin gjetur materiale sekrete. Ai gjithashtu pranoi në nëntor që FBI të kontrollonte një ish-zyre që ai përdorte në Uashington DC, ku u zbuluan për herë të parë dokumentet.

Gjithçka, midis 25 dhe 30 dokumente të klasifikuara që datojnë nga koha e Bidenit si senator dhe zëvendëspresident janë gjetur nga FBI dhe ndihmësit e Bidenit në pronat e Wilmington dhe Washington DC. Avokatët e Biden kontrolluan gjithashtu shtëpinë në Rehoboth Beach, ku ai shpesh pushon ose kalon fundjavat, por nuk gjetën dokumente.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI