Flash

Kievi: Rusia nis ofensivën sërish më 24 shkurt me 500 mijë trupa

Lapsi.al 1 February 2023
Kievi: Rusia nis ofensivën sërish më 24 shkurt me 500 mijë

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës thotë se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe. Ai paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt. Në këtë datë shënohet 1-vjetori i nisjes së luftës. Oleksii Reznikov thotë se Moska ka grumbulluar mijëra trupa dhe mund të "provojë të bëjë diçka" për të shënuar përvjetorin e pushtimit. Sulmi i ri shënon gjithashtu “Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë” më 23 shkurt që festohet nga ushtria.

Reznikov tha se për këtë sulm Moska ka mobilizuar rreth 500 mijë trupa. Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të përgjithshëm të rreth 300 mijë trupave, për të cilët tha se ishin të nevojshëm për të siguruar "integritetin territorial" të vendit. Por Z. Reznikov sugjeroi se shifra e vërtetë e rekrutëve mund të jetë shumë më e lartë.

“Zyrtarisht ata shpallën 300 mijë, por kur shohim trupat në kufi, sipas vlerësimeve tona janë shumë më tepër”, - tha ai për rrjetin francez BFM. Pavarësisht luftimeve të rënda në rajonin lindor të Donbasit, lufta ka hyrë në një ngërç në muajt e fundit që kur Ukraina rimori qytetin jugor të Khersonit. Me përjashtim të pushtimit rus të qytetit Soledar, asnjë palë nuk ka bërë përparime të mëdha territoriale. Reznikov tha se komandantët e Ukrainës do të përpiqen të "stabilizojnë frontin dhe të përgatiten për një kundërofensivë".

"Unë kam besim se viti 2023 mund të jetë viti i fitores ushtarake" - tha ai, duke shtuar se forcat e Ukrainës "nuk mund të humbasin terrenin" që kanë arritur muajt e fundit. Ministri i Mbrojtjes ishte në Francë për të arritur një marrëveshje për blerjen e radarëve shtesë të mbrojtjes ajrore MG-200, të cilat ai tha se do të "rrisnin ndjeshëm kapacitetin e forcave të armatosura për të zbuluar objektivat ajrore, duke përfshirë raketat me krahë dhe balistike si dhe dronët e llojeve të ndryshme". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI