Flash

Frikësoi banorët duke shtënë me armë, kapet 55-vjeçari në Lushnjë

Lapsi.al 1 February 2023
Frikësoi banorët duke shtënë me armë, kapet

Një 55-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia pasi terrorizoi banorët duke shtënë me armë zjarri në ajër. Autoritetet thonë se i arrestuari E.XH armën e zjarrit e kishte me leje, por lëvizjet e tij të shkujdesura kanë frikësuar banorët e zonës.

Njoftimi i policisë: 

Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari. Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Të këshilluara

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pagave

Pas miratimit të vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se ka barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të katego...

15:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI