Flash

Danimarka vendi me nivelin më të ulët të korrupsionit në botë, Shqipëria e 101-ta

Lapsi.al 1 February 2023
Danimarka vendi me nivelin më të ulët të korrupsionit

Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022, i cili mat nivelet e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik në 180 vende dhe territore anembanë botës.

Shqipëria është rankuar në vendin e 101 me rezultat mesatar 36 nga 100 ashtu si dhe Serbia, Kosova në vendin e 84, Mali i Zi në vendi e 65, maqedonia e veriut në vendin e 85-stë.

Indeksi i vlerëson ato në një shkallë nga zero (shumë të korruptuar) deri në 100 (të pastër) me një rezultat mesatar vetëm 43 nga 100. Më shumë se dy të tretat e vendeve shënuan më pak se 50, pasi 155 vende nuk kanë bërë "asnjë përparim të rëndësishëm kundër korrupsioni gjatë dekadës së fundit”.

Edicioni i fundit i hulumtimit zbuloi se përpjekjet kundër korrupsionit kanë ngecur kohët e fundit, pasi shumë vende përdorën pandeminë Covid-19 "si një justifikim për të kufizuar liritë themelore dhe për të anashkaluar kontrollet dhe ekuilibrat e rëndësishëm".

Në vitin 2022, vendet me nivelin më të ulët të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik ishin Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re, të ndjekura nga Norvegjia, Singapori dhe Suedia. Ana e kundërt e indeksit pa Somalinë të shënonte vetëm 12, duke e bërë atë vendin më të goditur nga korrupsioni në botë. Siria dhe Jugu ishin afër me rezultatin 13, të ndjekura nga Venezuela dhe Jemeni./transparency.org/

Të këshilluara

Qeveria e Kosovës rrit pagat

Qeveria e Kosovës njoftoi këtë të mërkurë se ka miratuar projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore, çka i hap rrugë rritjes së...

17:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI