Flash

995 dollarë për të dëgjuar fjalimin publik të Princ Harry

Lapsi.al 1 February 2023
995 dollarë për të dëgjuar fjalimin publik të Princ

Princ Harry është planifikuar të mbajë fjalimin e tij të parë publik që nga publikimi i kujtimeve të tij 'Spare' në fillim të këtij muaji.

Duka i Sussex do të flasë në samitin e ardhshëm të BetterUp Uplift në San Francisko, Kaliforni. Autori o të mbajë një fjalim në kongresin dy-ditor për drejtuesit e biznesit të mbajtur më 7 dhe 8 mars. Ndërsa regjistrimi virtual për ngjarjen është falas, pjesëmarrja personalisht në ngjarje kushton 995  dollarë. Biletat u japin blerësve akses në seminare, biseda , seanca stërvitore në grup dhe ushqim dhe verë.

BetterUp tha në një deklaratë se përveç Princit Harry, folës do të jenë Issa Rae, David Chang, Robin Arzón dhe Adam Grant. “Samiti gjithëpërfshirës do të paraqesë shkëmbimin e ideve dhe bisedave frymëzuese. Do ofrojë njohuri të pashembullta për liderët rreth mbajtjes së talenteve, rritjes dhe mënyrës se si t'u mundësojnë menaxherëve të udhëheqin ekipet me performancë të lartë përmes klimës aktuale të ndryshimit dhe pasigurisë,” shtuan ata. Harry ka qenë shefi i ndikimit të BetterUp që nga marsi 2021. Ai fokusohet në stërvitjen e njerëzve për shëndetin e tyre mendor për t'i ndihmuar që ata të mund të përjetojnë performancën maksimale në punë dhe në jetën e tyre personale./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Meghan Trainor, nënë për herë të dytë

Meghan Trainor ka zbuluar se  është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Daryl Sabara. "Çfarë bekimi," tha  Trainor,ekskluzivisht për PEOPLE. “Jam s...

15:00

Të nominuarit për Rock& Roll Hall of Fame

Missy Elliott, Willie Nelson, Kate Bush, Iron Maiden, Cyndi Lauper, Soundgarden, Sheryl Crow dhe i ndjeri George Michael janë të nominuarit e vitit 2023 për t'u...

14:47

Shitet shtëpia “Amityville Horror”

Shtëpia ikonë e Nju Xhersit që shërbeu si vendqëndrim për filmin e vitit 1979 "Amityville Horror" ka gjetur një pronar të ri, ka mësuar The Post. Në shtator,...

15:24

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI