Flash

Tregtοnin aparate celularë të kontrabanduar, arrestohen 4 persona në Tiranë

Lapsi.al 31 January 2023
Tregtοnin aparate celularë të kontrabanduar, arrestohen 4

Dy vëllezër të cilët tregtonin aparate celularë të kontrabanduar në Tiranë janë arrestuar nga policia. Vëllezërit tregtonin aparate celulare të kontrabanduara në 5 dyqane. Ato i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore. Në pranga kanë rënë dy persona me inicialet F.K dhe E.K. Po ashtu, janë arrestuar gjithashtu edhe Denis Myrteza 38 vjeç dhe Izabela Buzi 25 vjeç, të cilët administronin 2 prej këtyre dyqaneve.

Në kërkim janë shpallur edhe administratorët e 2 dyqaneve të tjera, shtetasit F. I., 37 vjeç dhe R. M., 45 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto dyqane, më rrugët "Hoxha Tahsim", "Konferenca e Pezës" dhe në "Rrugën e Durrësit", policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 763 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Të këshilluara

Kosova strehon 4 gazetarët e parë afganë

Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarë...

18:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI