Flash

Të bashkuar nga muzika, Eurovizion publikon detajet e eventit

Lapsi.al 31 January 2023
Të bashkuar nga muzika, Eurovizion publikon detajet e eventit

Edhe pse Ukraina fitoi "Eurovision" vitin që lamë pas, ndryshe nga tradita e festivalit, ai nuk do zhvillohet në vendin fitues, por në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo për shkak të luftës në Ukrainë.

Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën.

Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

Të këshilluara

Luizi mendon të largohet nga Big Brother

E cilësojnë si "luan" fansat jashtë, por Luizi duket se është lodhur nga situatat në "Big Brother VIP". Madje, po mendon largimin. Në një bisedë me Kiarën, ...

11:38

Ndahet nga jeta aktorja e 'Wednesday'

Lisa Loring - e cila luajti personazhin origjinal të Wednesday Addams në shfaqjen televizive origjinale "Addams Family" - ka ndërruar jetë në moshën 64 vjecare....

17:24

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI