Flash

Takimet Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet

Lapsi.al 31 January 2023
Takimet Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili kishte zhvilluar takime dhe me kryeministrin Edi Rama, Në njoftimin për shtyp, bëhet me dije se SPAK ka pranuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Pas depozimit të kërkesës nga ana e Bardhit, SPAK është vënë në lëvizje. Ata kanë kërkuar gjithashtu që deputeti i Partisë Demokratike t’u vërë në dispozicion materialet fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.

Ky është reagimi i parë që vjen nga SPAK, që mbas publikimit të dosjes që nxorri zbuluar dhe takimet e ish-agjentit me kryeministrin Edi Rama. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’. Ata janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin. Ai paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Të këshilluara

Ndryshon çmimi i karburanteve në Shqipëri

Në vendimin më të fundit të Bordit të Transparencës është vendosur që çmimi i naftës të jetë 200 lekë/litri. Kjo reflekton një rënie me 6 lekë nga vendimi i dat...

12:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI