Flash

Shitet shtëpia “Amityville Horror”

Lapsi.al 31 January 2023
Shitet shtëpia  “Amityville Horror”

Shtëpia ikonë e Nju Xhersit që shërbeu si vendqëndrim për filmin e vitit 1979 "Amityville Horror" ka gjetur një pronar të ri, ka mësuar The Post.

Në shtator, prona e Toms River me katër dhoma gjumi dhe pesë banjo u rendit për 1.7 milionë dollarë, duke kërkuar që çdo blerës i interesuar të dorëzojë ofertat e tyre më të mira deri më 24 tetor. Shtëpia hyri në kontratë dy ditë më vonë dhe u shit zyrtarisht për 1.46 milionë dollarë më 24 janar. E përshkruar si një shtëpi me "tërheqje të përjetshme", ajo përfshin; Një bodrum të përfunduar, një bar, një kinema, një dhomë lavanderie,  kuzhinë etj.

"The Amityville Horror" bazohet në historinë e vërtetë të krimit të Ronald "Butch" DeFeo Jr., i cili përhapi terror në të gjithë Long Island pas vrasjees së tmerrshme të familjes së tij në 1974.Më 13 nëntor 1974, DeFeo  qëlloi dhe vrau prindërit e tij, Ronald dhe Louise DeFeo, të dy 43 vjeç, si dhe dy vëllezërit dhe dy motrat e tij, të moshave nga 9 deri në 18 vjeç. DeFeo Jr ndërroi jetë në burg në mars 2021.

Shtëpia aktuale në Long Island   e cila fillimisht ishte 112 Ocean Ave por u ndryshua për të penguar turistët - u shit për herë të fundit në mars 2017 për 605,000 dollarë.Më parë ishte në pronësi të George dhe Kathy Lutz, të cilët u shpërngulën një vit pas vrasjeeve. Por ata hoqën dorë nga prona pas vetëm një muaji për shkak të aktivitetit të supozuar paranormal, i cili frymëzoi një libër të vitit 1977 dhe filmin e vitit 1979./Lapsi.al

Të këshilluara

Luizi mendon të largohet nga Big Brother

E cilësojnë si "luan" fansat jashtë, por Luizi duket se është lodhur nga situatat në "Big Brother VIP". Madje, po mendon largimin. Në një bisedë me Kiarën, ...

11:38

Ndahet nga jeta aktorja e 'Wednesday'

Lisa Loring - e cila luajti personazhin origjinal të Wednesday Addams në shfaqjen televizive origjinale "Addams Family" - ka ndërruar jetë në moshën 64 vjecare....

17:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI